Kurti në takim me Inva Mulën, diskutojnë për zhvillimin e Operës së Kosovës

Kurti në takim me Inva Mulën, diskutojnë për zhvillimin e Operës së Kosovës

Kultura November 04, 2021 - 19:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim sopranon Inva Mula, me të cilën diskutuan për avancimin e profilit operistik në Kosovë dhe të institucionit të rëndësishëm e të sapothemeluar të Operës së Kosovës.

Kapacitetet e mëdha të skenës muzikore në Kosovë, me të gjithë profesionistët e profileve përkatëse muzikore dhe gjeneratat e reja plot talent e energji, u vlerësuan si bazë e fortë për zhvillimin e Operës së Kosovës.

Kurti tha se do t’i përkrahë artistët dhe artin si dhe do të zhvilloi infrastrukturën e nevojshme për ta.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u bisedua edhe për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt të dielën në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

“Ky koncert ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit. /Zëri