Yllka Gashi pas çmimit në “Seminici”: Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me rrëfimin e Fahrije Hotit

Yllka Gashi pas çmimit në “Seminici”: Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me rrëfimin e Fahrije Hotit

Kultura November 02, 2021 - 22:44

Ditë më parë, aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, fitoi një çmim shumë të rëndësishëm në festivalin 66-vjeçar të filmit, “Seminci”.

Gashi u shpërblye me çmimin “Aktorja më e mirë” falë rolit të saj në filmin “Zgjoi”.

E lumtur për suksesin, aktorja Gashi përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram ndau me ndjekësit e saj disa fotografi nga momenti i marrjes së çmimit.

Mbi përshkrimin e fotografisë, ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen, me ç’rast u shpreh tejet falënderuese për këtë çmim në njërin nga festivalet e filmit me traditë mbi 60 vjeçare në Evropë. /Zëri

Ky është postimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“Të dashur miq,

Ju falemnderit nga zemra për dashamirësinë e përkrahjen e vazhdueshme.

Meqë isha duke udhëtuar nuk munda t’i publikoj më herët fotografitë nga gala mbrëmja e çmimeve në festivalin e filmit në Valladolid, ku “Zgjoi” ynë fitoi dy çmime.

Çmimi për aktoren më të mirë – Yllka Gashi

Çmimi Fundos – “Zgjoi” Blerta Basholli

Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me një rrëfim inspirues të grave të Krushës e Fahrije Hotit!

Nder e kënaqësi të shpërblehemi në njërin nga festivalet e filmit me traditë mbi 60 vjeçare në Evropë”, ka shkruar Yllka Gashi në Instagram.