Zbulohet shpata 900-vjeçare e një kalorësi kryqtar

Zbulohet shpata 900-vjeçare e një kalorësi kryqtar

Kultura October 19, 2021 - 11:02

Një shpatë që besohet se i përkiste një kalorësi kryqtar rreth 900 vite më parë është gjetur nga një zhytës amator në brigjet veriore të Izraelit, shkruan BBC. Shpata u zbulua nga Shlomi Katzin dhe iu dorëzua autoriteteve. Mendohet se shpata, ka dalë në sipërfaqe pas ndryshimit të rërës.

Autoriteti i Antikeve në Izrael tha se sapo të pastrohet dhe analizohet, shpata do të vendoset në vitrinë. Kryqtarët morën pjesë në një sërë luftërash fetare të njohura si Kryqëzatat, të cilat u sanksionuan nga Kisha Katolike Romake në periudhën mesjetare.

Kryqëzatat më të njohura kishin për qëllim rimëkëmbjen e Tokës së Shenjtë nga sundimi mysliman./abcnews.al