Destani për Azem Shkrelin: Zë vend nderi në letërsinë shqipe

Destani për Azem Shkrelin: Zë vend nderi në letërsinë shqipe

Kultura September 19, 2021 - 21:24

Filantropi i mirënjohur shqiptar Lazim Destani ka marrë pjesë në aktivitin që është mbajtur sot në ambientet e Klubit Ekonomik të Dyzeldorfit në nder të shkrimtarit Azem Shkreli.

Destani ka thënë se në këtë akvitet kanë marrë pjesë edhe krijues, artistë e letrarë të gjuhës shqipe.

“Ishte kënaqësi pjesëmarrja në manifestimin, Takimi Tradicional Letrar ‘Azem Shkreli’. Ky aktivitet letrar e kulturor, që mban emrin e shkrimtarit e veprimtarit Azem Shkreli, u mbajt sot në ambientet e Klubit Ekonomik të Dyzeldorfit. Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani këtu u bënë bashkë shumë krijues, artistë e letrarë si dhe adhurues të fjalës së shkruar shqipe”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij, Azem Shkreli zë vend nderi në letërsinë shqipe.

“Me opusin e tij krijues, Azem Shkreli zë vend nderi në letërsinë shqipe. Poezia patriotike e Azem Shkrelit e bën atë të shquhet si njëri ndër lirikët tanë më modern. Nga kjo pjesëmarrje, u ndjeva i nderuar që pata rastin ta përshëndes auditorin si dhe artistët e krijuesit tanë në diasporë”, tha Destani. /Zëri