I jepet lamtumira Sherif Merdanit, mesazhe vlerësimi në nderim të “Artistit të Merituar”

I jepet lamtumira Sherif Merdanit, mesazhe vlerësimi në nderim të “Artistit të Merituar”

Kultura August 30, 2021 - 17:08

Përcillet për në banesën e fundit këngëtari i lirisë Sherif Merdani. Artisti i Merituar është nderuar nga miq e kolegë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjarët.

Pas lë djalin krenar për muzikën, lirinë dhe mesazhet që vetë Sherif Merdani lë si thesar për kulturën muzikore shqiptare.

Artisti vuajti jo pak gjatë regjimit komunist ku nuk gëzoi liri për 16 vite, por gëzoi i lirë përmes muzikës që vijon të mbetet ende e çmuar në memorien e shqiptarëve./A2CNN