Ndërron jetë artisti i njohur shqiptar, Sherif Merdani

Ndërron jetë artisti i njohur shqiptar, Sherif Merdani

Kultura August 30, 2021 - 13:35

Artisti i njohur shqiptar, Sherif Merdani, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare, teksa ka punuar edhe si diplomat në Ambasadën Shqiptare në Romë.

Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.

Ai ka qenë edhe i dënuar në kohën e diktaturës, pasi bëri 16 vjet burg pas Festivalit të 11-të, së bashku me disa kolegë të tij. /Zëri.info