Publikohet trajleri i sezonit të pestë të “La Casa De Papel”, “Netflix” zbulon datën e transmetimit

Publikohet trajleri i sezonit të pestë të “La Casa De Papel”, “Netflix” zbulon datën e transmetimit

Kultura July 28, 2021 - 23:06

Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të nisë transmetimin më 3 shtator. Ka qenë vetë “Netflix” që ka publikuar një pjesë të shkurtër nga trajleri. Trajleri i plotë do të shfaqet më 2 gusht.

Ndërkohë, para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin shumë.

“Çfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.

Sezoni i pestë dhe i fundit do të jetë i ndarë në dy pjesë. I pari në 3 shtator 2021 dhe pjesa e dytë më 3 dhjetor. Në pjesën e dytë janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.