"Prishtina Music Conference" edicioni i pare mbahet me datat 3-4 dhjetor 2021

Kultura July 05, 2021 - 22:12

Kompania e mirënjohur Rave me seli në Prishtinë ka paralajmëruar konferencën e parë të muzikës në Kosovë me emrin Prishtina Music Conference, shkurt PMC.

Sipas postimeve në rrjete sociale, PMC është “konferencë e muzikës me tema specifike gjithëpërfshirëse ku për synim ka zhvillimin e perspektivës ndryshe të mendimit rreth zhvillimit të muzikës në Kosovë, rajon dhe botë”


Kjo konferencë dy diteshe do mbahet në Kino Armata, në datat 3 dhe 4 të dhjetorit 2021. Në postimet e fundit në rrjetin social Instagram thuhet se programi i konferencës do shpaloset së shpejti.

Instagram: https://www.instagram.com/prmusiconference/?fbclid=IwAR1ehBFi9eTgTsnTL-hsDSh68_KQ30NQuNQ4JGwKlK_JV-8uBZqw8-hSd7s

Facebook: https://www.facebook.com/prishtinamusiconference