Ishin vjedhur në 2012, gjenden në Athinë dy pikturat e humbura të Picasso-s dhe Mondrianit

Ishin vjedhur në 2012, gjenden në Athinë dy pikturat e humbura të Picasso-s dhe Mondrianit

Kultura June 29, 2021 - 08:05

Autoritetet greke kanë gjetur një pikturë të piktorit të njohur Pablo Picasso që ishte vjedhur 9 vite më parë në një galeri.

Policia në Athinë bën me dije se tabloja “Koka e Gruas” së Picasso-s u gjet bashkë me një pikturë të vitit 1905 nga Piet Mondrian.

Të dyja këto vepra arti shumë të vlefshme u rrëmbyen, së bashku me një vepër të tretë, gjatë një grabitje të mirorganizuar në vitin 2012 në Galerinë Kombëtare të Athinës.

Agjencia e lajmeve Reuters, që citon një zyrtar anonim të policisë, njofton se një shtetas grek është arrestuar për pikturat që u gjetën në periferi të kryeqytetit grek./A2