Rave Sunset Ritual Session vazhdon me dj artistin

Rave Sunset Ritual Session vazhdon me dj artistin "ANDI"

Kultura June 17, 2021 - 18:18

Rave Live Session është transmetimi javor, i mundësuar nga Win Music Freedom, ku shfaqim DJ-të më të mirë lokal dhe Internacional.

Tashmë të gjithë jemi të familjarizuar me Live Stream që Rave Travel po organizon.

Përsëri pasi të gjithë pelqyen muzikën Andi, Rave ka mundësuar përsëri një performancë të veçantë nga ANDI në Dhërmi, Shqipëri.

Nuk ka asgjë më të bukur sesa pritja e perëndimit nën tingujt e muzikës së Andi Qafmolla të njohur në skenë me emrin Andi.

Muzika që ai luan është: house, progressive, melodic tech.

Andi ka pëformuar në skenë me shumë artist të njohur botëror si:

Nico Stojan, Be Svendsen, Mike Steva, Lehar, Musumeci, Andy Bros, Laolu, Christos Fourkis, Nikos Diamantopulos, Da Mike, Papa,Leon, Giuseppe Calipari.

Te dielën nga ora 21:00, performancën mund ta ndiqni në faqen zyrtare në facebook të Rave Travel, Win Music Freedom Ks dhe Radio Prishtina

Mos mungoni në këtë perfomancë të vecantë që rave ka përgaditur për ju.