Elbenita Kajtazi prezanton Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

Elbenita Kajtazi prezanton Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

Kultura June 17, 2021 - 12:06

Sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi mahniti të gjithë me performancën e saj në skenën botërore të konkursit të këngës në “BBC Cardiff Singer of the World”.

Për herë të parë në histori ajo ka prezantuar Kosovën në këtë garë, ndërsa interpretoi një repertor të larmishëm të veprave botërore dhe shqiptare.

Në mesin e veprave ishte edhe kënga shqipe “Agimet shqiptare”, e kompozuar nga Avni Mula e përmes së cilës duket se ajo ka shprehur mallin për atdheun.

Paraqitja në një skenë të tillë, ku u shoqërua me një orkestër të tërë, dëshmoi edhe një herë që sukseset e saj nuk kanë mbarim.

Prezantimet e tilla na bëjnë krenarë gjithmonë, ndërsa i urojmë shumë suksese në këtë konkurs.