Konkurs për bendet: “Play at EXIT”

Konkurs për bendet: “Play at EXIT”

Kultura June 11, 2021 - 17:20

Festivali EXIT dhe Visa po hapin konkursin Play at EXIT për zgjedhjen e katër grupeve të autorëve ose interpretusve të rinj që do të interpretojnë në skenën e Visa Fusion, nga data 8 deri 11 korrik, si pjesë e festimit të madh të dy dekadave të Festivalit EXIT në Novi Sad.

Bendet dhe muzikantët mund të aplikojnë përmes aplikacionit në këtë link nga data 5 deri në 15 Qershor.

ë Pas kësaj, ekipi përzgjedhës, i përbërë nga menaxherë të programit shumëvjeçar të Festivalit EXIT, do të zgjedhë katër emra.

ë Të gjithë ata do të kenë mundësinë të interpretojnë në Visa Fusion, skena më me ndikim e Festivalit në këtë zonë kushtuar interpretuesve rajonal.

Konkursi është i hapur për muzikantët që interpretojnë këngët e tyre drejtpërdrejtë, pavarësisht nëse ata kanë një botues apo jo.

Përmes shfaqjeve në këtë skenë të historisë së pasur, EXIT dhe Visa inkurajojnë punën dhe zhvillimin e grupeve të reja autorësh.

ë Eshtë e nevojshme që të gjitha palët e interesuara të dërgojnë të paktën dy nga këngët e tyre në dispozicion në një nga shërbimet e transmetimit përmes FORMULARIT, dhe t'i përfshijnë ato në aplikimin e tyre së bashku me biografinë shoqëruese, të dhënat, foton dhe zhandrin e treguar të muzikës.

Konkursi do të jetë i hapur deri të martën, 15 qershor, pas së cilës do të zgjidhen 4 fituesit e "Big Stage for New Bands".

ë Ata do të bashkohen në festimin e 20 vjetorit të Festivalit EXIT, në të cilin Goblins, Amira Medunjanin, E-Play, Massimo, Dram, Deep Steady, Ida Prester & Lollobrigida, Scheiserbiterlemon, Nemesis dhe Thundermother kanë konfirmuar shfaqjet e tyre Fusion, dhe më shumë emra priten në ditët në vijim.

Apliko dhe suksese