Sot, ceremonia komemorative për Ismet Bogujevcin

Sot, ceremonia komemorative për Ismet Bogujevcin

Kultura May 14, 2021 - 08:23

Gjatë ditës së djeshme ka vdekur këngëtari i njohur i këngës popullore, Ismet Bogujevci.

Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me institucionin e ansamblit të këngëve dhe të valleve “Shota” do të organizojë sot një ceremoni komemorative.

Ismet Bogujevci prej dekadash ka qenë pjesë e ansamblit kombëtar “Shota”.

Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme, si dhe ka pasur shumë bashkëpunime. Ndër to janë “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit” dhe “Sillma erën e malit”. /Zëri