Vdes në moshën 106-vjeçare aktori Norman Lloyd

Vdes në moshën 106-vjeçare aktori Norman Lloyd

Kultura May 12, 2021 - 15:28

Aktori i njohur, Norman Lloyd, ka vdekur nw moshwn 106 vjeçare. Djali i tij, Michael Lloyd, tha se babai i vdiq të martën në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.

Karriera e tij shtrihet që nga drama më e hershme e njohur amerikane në “On the Streets of New York” të vitit 1939, pastaj vazhdon me “Modern Family” dhe “The Practice”.

“Nëse historia moderne e filmit ka një zë ai është e Norman Lloyd,” shkroi recensenti Kenneth Turan në Los Angeles Times në vitin 2012.

Roli i tij më i shquar ishte në “Saboteur” të vitit 1942, projekt ky i drejtuar nga Hitchcock.

Filmat e tij të tjerë janë: “The Southerner” të Jean Renoir, “Limelight” të Charlie Chaplin, “Society Poets Dead” me Robin Williams, “In Her Shoes” me Cameron Diaz dhe “Gangs of New York” me Daniel Day-Lewis.

Ai ishte gjithashtu pjesë e prodhimit të “Julius Caesar” të epokës fashiste me veshje moderne të Welles në vitin 1937 që ka hyrë në histori si një nga pjesët e rëndësishme të skenës në teatrin Amerikan.

Norman luajti rolin kryesor të Cinna the Poet, përballë Brutus të Welles. Revista Stage vendosi Welles në kopertinën e saj në qershor dhe shpalli këtë si një nga ngjarjet më dramatike dhe më emocionuese të kohës sonë.

Lloyd punoi në mënyrë të vazhdueshme si aktor dhe drejtor televiziv që në fillimin e viteve 1950, transmeton Klan Kosova.