Rose Wilder Lane: Këtu do të jetoj unë me dy fëmijët e mi

Rose Wilder Lane: Këtu do të jetoj unë me dy fëmijët e mi

Kultura May 10, 2021 - 11:47

Malësorja  e Alpeve  100 vjet më parë mbron  fuqishëm pronën private në veprën “ The Peaks of Shala “

Nga Pertefe Leka /

Në një artikull  interesant për tri shkrimtaret amerikane Ayn Rand, Isabel Patersen dhe Rose Wilder Lane, theksohej se ato me veprat e tyre, pavarësisht nga njera tjetra, kishin arritur në një mendim  filozofik të përbashkët për idenë e lirisë,duke inspiruar  Lëvizjen Liberatore.

 Rose Wilder Lane, kishte vizituar Shqipërinë,që në vitin 1921 dhe ka  shkruar shumë për vendin tonë .Qëndrimi i saj  në Shkodër  e lidhi  ngushtë  me të riun   Rexhë Meta , historia e tyre  tashma është e njohur.

Rose Wilder Lane (1886-1968)është vajza e shkrimtares së mirënjohur amerikane, Laura Ingalls Wilder, autore e një seriali librash historiko-letrar. 

Rose e rritur në një mjedis  të tillë shkoi me tutje duke e shtrirë aktivitetin në një game të gjerë  krijimesh si gazetare, biografe dhe autore e shumë librave letrarë e filozofikë.

Me 1920, Rose e ftuar nga Kryqi i Kuq Amerikan, punoi  si publiciste  në këte mision 

humanitar. Për këte , Rose udhëtoi në Europë e Azi  për të observuar se si funksiononte ky shërbim dhe për të vepruar dhe ndihmuar vendet e prekura  nga Lufta e Parë Botërore.

Erdhi në Shqipëri, kur mijëra refugjatë  lufte ishin larguar nga Kosova, Plava e Gucia dhe nga trojet  e tjera të lëna jashtë kufijëve.

Ajo  shkoi në Shkodër, ku  vepronte  Kryqi i Kuq Amerikan , që  jepte ndihma në emër  të “Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës”. Këtu fillojnë lidhjet e Roses me Shqiptarët dhe me djalin, Rexhë Meta, ne fillim si përkthyes dhe me pas e adoptoi , duke e konsideruar si birin  me të shtrenjtë  të shpirtit saj.

Vepra e saj për Shqipërinë është “The Peaks of Shala” (Majat  e Shalës)  ku Rose përshkruan terrenin e thyer, kullat  karakteristike të malësisë, mënyren e jetesës, traditat  dhe gjakmarrjen.

Letrat, që Rose u dërgonte miqëve të saj, ku përshkruheshin ngjarjet nga jeta politike e shoqërore  janë përmbledhur  me titullin “Albanian Garden”. Në këto letra janë paraqitur me hollësi, përveç të tjerave edhe ngjarjet e vitit 1922 dhe figura shume dimensionale e Ahmet Zogut. Aty shihet interesi i saj për Shqipërinë, vend që ajo e zgjodhi të jetojë përgjithmonë.

Vepra Kulmore e Rose është “The discovery of Freedom”(Zbulimi I Lirisë).

Kjo vepër filozofike nuk bën fjalë për Shqipërinë, por është e rëndësishme për ne  sepse Rose për të ndërtuar Kryeveprën e saj e mori frymëzimin nga një ngjarje të cilën e përjetoi ne  Majat e Shalës dhe u bë zanafilla e filozofisë së saj në mbrojtjen e  lirisë se individit dhe të pronës private.

Në ate fshat, shkruan Rose,gjeta një jetë fisnore të mbyllur nga gjakmarrja,por me njerëz fisnikë e mikëpritës.

Gruaja që e frymëzoi ishte një 21-vjecare e martuar me dy fëmijë, së cilës ia kishin vrarë burrin serbët pas 5-vjet martesë. Gruaja në fjalë, në kundërshtim me traditën dhe normat fisnore kërkonte që shtëpinë,  të cilën e kishte ndërtuar me burrin e saj, ta trashëgonte vetëm ajo me dy femijët. Ishte e papritur për mysafiren amerikane të ishte dëshmitare e një debati  të ashpër midis krerëve të fisit dhe gruas” rebele” e cila me kurajo shtronte kërkesën për pronën private.

“Këtu do të jetoj unë me dy fëmijët e mi”

( ne ate shtëpi, ishin grumbulluar 17 veta nga familja e burrit dhe nga fisi) 

Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit,ku thuhej: Gruaja e ve flet vetë – mund të  ishte njështytje që e bëri aqë të vendosur gruan të flasë përpara  kuvendit, apo e drejta natyrale dhe forca e argumentit se – Këtë  shtëpi e kam ndërtuar me burrin tim – e bënë ate të  vetëdijshme që mos  të tërhiqej nga kërkesa  për pronësinë. 

Besoj se të dyja bashkë e bënë atë burrneshë të kapërcejë kufizimet  e atij sistemi primitive, një guxim  i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë në ato anë.

Prezenca e gazetarës amerikane në ate Kuvend  i vuri në një pozitë të vështirë  krerët e fisit. Ata mundoheshin ta sqaronin mikeshën e huaj, se kjo nuk kishte ndodhur kurrë nëfisin e tyre, dhe se ajo  ishte nje ortek për fshatin.

Ata ishin kureshtarë të dinin më shumë  për vendin ku jetonte Rose, se si veprohej atjepër te drejtën e pronës.

Rose, duke parë se spjegimet e saj binin ndesh me gjykimin e tyre, shkruan: “ Ishte jashtë fuqive të mia të interpretimit”.Nderkohë, Rose e quante të drejtë kërkesën e gruas se re.

Ajo u mahnit nga këmbëngulja dhe forca e karakterit të saj, edhe pse e vetme ne ate kuvend të burrave dhe pa asnjë mbështetje nga anëtaret e fisit, vazhdonte të mbronte të pandryshuar kërkesën e saj: 

              ”Shtëpia është e imja, unë dua shtëpinë time”.

Kur situate u acarua midis asaj dhe parisë, njeri nga pleqtë u ngrit, por i pafuqishëm  për të argumentuar kundërshtimin thirri: “A kanë pare malet tona një gjë të tillë në qindra –qindra vjet më përpara se të vinin  turqit? Ajo është gogoli”.

Pergjigjja e gruas ishte: “Me këto duar e kam  mbuluar çatinë, unë nuk do ta jap shtëpinëtime”.

Ne fund, kryetari i fisit i ndodhur në shtëpi përballë miqëve të huaj ,u detyrua ta sqaronte 

më mirë problemin e hapur. Ndër të tjera ai tha: ”Shtëpia i takon fisit dhe jo një njeriu.Asnjë prej nesh nuk mund të thotë  se kjo është shtëpia ime, sepse ne jetojmë të gjithëbashkë. Kështu ka qenë edhe përpara se të vijnë  romanet dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

Kur  pjesëtaret e fisit iu pergjigjen unanimisht kryetarit ”Të lumtë goja!” Gruaja e re u ngrit e revoltuar dhe pa folur asnjë fjalë e la kuvendin, ku vetëm kercitja e derës e prishi qetësinë e krijuar pas  fjalës së fundit.  

ëRose, që gjithë kohën kishte observuar qëndrimin e gruas se re dhe e kishte miratuar kërkesen e saj te  drejtë, e përshkruan me detaje pamjen e saj fizike dhe shpirtërore në ate moment kritik. 

”Ajo  u largua nga dhoma e debatit  pa përshëndetur, por ajo grua kurrë  nuk do të pushojë së kërkuari shtëpinë e saj. Ajo kurrë nuk do të jetë e qetë,deri sa ta marri pronen e vet.Aty, shkruan Rose, vepronte ligji i LEC-it(Law Enforcment Command)

Gjithë këto që Rose i shkruante në veprën “The Peaks of Shala,” u bënë  pjesë e asaj filozofie  që mbronte me forcë pronën private dhe të drejtat e individit në veprën “Zbulimi i Lirisë”.

Aty Rose demaskon,  kolektivizimin në B.Sovjetik  ku ajo takoi fshatarë të uritur nëGjeorgji, Azerbaixhan …. , të cilëve u kishin marrë tokën forcërisht dhe jetonin të dëshpëruar në ate realitet të  nxirë.

Vënia përballë e Komunizmit primitiv me ate “modern”qenë një burim  për analisten për të argumentuar vlerat absolute të lirisë e të pergjegjësisë personale. Ne veprën “The Dicovery of Freedom” (Zbulimi i Lirisë),ajo filtroi mendimet dhe eksperiencen e saj shumëvjecare,pikënisje për të cilën ishte  malësorja shqiptare që mbrojti me forcë pronën private.

Në këtë vepër Rose qëndroi konsekuente deri ne fund e pikëpamjeve të saj,  duke ngritur lart të drejtat natyrale të njeriut dhe duke u bërë pjesë e asaj filozofie që ka në bazë  kundërshtimin e tiranisë kudo në botë.Kjo kërkesë për pronën private  vazhdon edhe sot  pas 100 vjetesh nga jugu  në veri  kur grabitja  dhe tjetërsimi  i pronave  është bërë evidente; vazhdon  të ndihet zëri i Gruas  se  kjo pronë më përket mua,toka, shtepia ……është trashëgim  nga gjyshi,babai  dhe puna  ime …../GazetaDielli

Image