Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
Sot përvjetori i lindjes së shkrimtarit Arif Demolli

Sot përvjetori i lindjes së shkrimtarit Arif Demolli

Kultura May 02, 2021 - 10:46

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës.

Demolli la pas shumë vepra letrare të njohura si: “Lushi si askushi”, “Pëllumbat e kujtimeve”, “Ballkonet e një qyteze” e shumë të tjera.

Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare.

Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri”.

Tregimet e tij janë perfshirë në panorama dhe ne antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptare. Librat “Ballkonet e nje qyteze” dhe “Pellumbat e kujtimeve i jane ribotuar edhe në Tiranë”.

Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij.

Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori çmimin letrar “Vehbi Kikaj”. / KultPlus