“Nomadland”, fituesi i madh i BAFTA-s

“Nomadland”, fituesi i madh i BAFTA-s

Kultura April 12, 2021 - 10:39

“Nomadland”, një dramë për një grua që jeton në një kombi në Perëndimin Amerikan pas krizës financiare, ka rrëmbyer çmimet kryesore në “BAFTA Film Awards”, raporton BBC.

Filmi mori katër çmime, duke përfshirë atë për filmin më të mirë, për aktoren më të mirë, që shkoi për yllin e saj Frances McDormand dhe për regjisorin më të mirë, transmeton Zeri.info.

Me këtë Chloe Zhao u bë vetëm gruaja e dytë që fiton çmimin për regjisorin më të mirë në historinë 53-vjeçare të BAFTA-s.

Në ndërkohë, Sir Anthony Hopkins fitoi çmimin për aktorin më të mirë në filmin “The Father”, 27 vjet pas çmimit të tij të fundit në BAFTA.

Aktori 83 vjeç, i cili fitoi për rolin e tij të një burri që humbet lidhjen me realitetin, është fituesi më i moshuar që e fiton këtë çmim, por ai nuk e përcolli ceremoninë e së dielës dhe më vonë tha se e kuptoi se ka fituar vetëm kur i dëgjoi britmat në dhomën tjetër.

“Isha ulur duke pikturuar dhe dëgjova një brohoritje nga dhoma tjetër”, tha ai pas ceremonisë. “Thashë me vete, ‘çfarë po ndodh’? Mendova mos janë duke shikuar ndeshje futbolli. Dhe erdhën në dhomën time e më treguan se kam fituar”. /Zëri

Fituesit kryesorë të BAFTA-s:

• Filmi më i mirë – “Nomadland”

• Filmi më i mirë britanik – “Promising Young Woman”

• Aktorja më e mirë – Frances McDormand, “Nomadland”

• Aktori më i mirë – Sir Anthony Hopkins, “The Father”

• Aktorja më e mirë me rol dytësor – Yuh-Jung Youn, “Minari”

• Aktori më i mirë me rol dytësor – Daniel Kaluuya, “Judas and the Black Messiah”

• Regjisori më i mirë – Chloe Zhao, “Nomadland”.