MKRS-ja shpërndan nga 210 tituj të rinj për 37 bibliotekat komunale

MKRS-ja shpërndan nga 210 tituj të rinj për 37 bibliotekat komunale

Kultura March 03, 2021 - 13:25

Nga sot bibliotekat e komunave të Kosovës do të jenë të pasuruara me 210 libra të rinj. Kjo u mundësua me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në një ceremoni tashmë tradicionale, që Ministria e organizon çdo vit.

Me politikat e saj për librin MKRS-ja mbështet financimin e botimit dhe të blerjes së tij. Më pas kontingjentin e blerë të librit e shpërndan çdo vit për bibliotekat komunale të Kosovës, siç u organizua edhe ceremonia e sivjetme në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (BKK).

Në këtë ceremoni morën pjesë: ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, kryesuesi i Këshillit Drejtues të Bibliotekës, prof. Osman Gashi, drejtori i BKK-së Fazli Gajraku, zyrtarë të MKRS-së dhe përfaqësues të bibliotekave komunale të Kosovës.

Ministrja Dumoshi vlerësoi se libri, si miku më i mirë, sot na ka bërë bashkë. Ajo u shpreh se hallka më e dobët, e cila ka qenë në përkrahjen e komunave për kulturën, kanë qenë bibliotekat dhe duke e pasur parasysh këtë fakt, ne si ministri në kuadër të programit, e përkrahim botimin e librit, i blejmë librat e rinj të botuar nga shtëpitë botuese dhe ua shpërndajmë bibliotekave titujt e rinj, që ato të pasurojnë fondin e tyre bibliotekar.

“MKRS-ja me politikat e saj për disa vite ka fuqizuar dhe ka ndjekur një rrugë të shpërndarjes së librave dhe uroj që edhe kryetarët e komunave të jenë më koshientë që përmes subvencioneve ose pjesëve programore ta sigurojnë një buxhet për këto biblioteka”, tha Dumoshi.

Image

Ministrja sqaroi se ky fond i librave me 27 tituj shpërndahet në 37 komuna të Kosovës, si dhe në pjesën e Luginës së Preshevës.

Në emër të përfaqësuesve të bibliotekave komunale foli drejtori i Bibliotekës së Komunës së Prishtinës, Munish Hyseni, i cili tha se ata bëjnë pyetësorë çdo vit për të marrë informacion se çfarë u intereson anëtarëve të bibliotekës të lexojnë. /Zëri

Image