Shqiptari Ejup Deari pjesë e ekspozitës ndërkombëtare ArtWaves 2021, veprën e tij mund ta votoni online

Shqiptari Ejup Deari pjesë e ekspozitës ndërkombëtare ArtWaves 2021, veprën e tij mund ta votoni online

Kultura February 24, 2021 - 15:49

Ejup Deari është pjesë e ekspozitës ndërkombëtare ArtWaves 2021, ekspozitë që është duke u organizuar në Indi, por që këtë vit po mbahet në formatin online.

Deari ka njoftuar se pjesa në këtë garë është shumë e rëndësishme dhe ka kërkuar nga ndjekësit e tij që ta votojnë punimin e tij në formatin online, ku edhe do të ndahet çmimi për veprën më të pëlqyer online.

Për këtë vit ArtWaves do të ndajë  dy çmime:  çmimin e audiencës për pikturën më të mirë,  e cila do të bëhet përmes votimit online dhe çmimin që do të ndahet nga juria profesionale.

Organizatorët kanë bërë të ditur se mundësia për të votuar online është deri më 7 mars të këtij viti, dhe po në të njëjtën ditë do të shpallen edhe fituesit në të dy kategoritë.

Në këtë garë ku po marrin pjesë shumë artistë nga vende të ndryshme, në linkun më poshtë mund të votoni për veprën e Ejup Dearit, i cili ka treguar  se po garon me një vepër me teknikë të përzier. /KultPlus

https://pollunit.com/en/polls/artwavesopenexhibition?q[content_or_subtitle_or_description_or_author_name_cont]=Ejup&fbclid=IwAR22I_3v963WJ_5JjCF098OLGQD2aRPRgDf9pXFbLYnEWHIvQwQy_QX0Hfk&reloaded=true