Tenori Ramë Lahaj pjesë e kastit të operës ‘La Traviata’ në Sidnei

Tenori Ramë Lahaj pjesë e kastit të operës ‘La Traviata’ në Sidnei

Kultura February 24, 2021 - 15:26

Tenori shqiptar Ramë Lahaj ka nisur provat përgatitore për shfaqjen e tij të radhës, ku pas rreth një muaji do të jetë pjesë e kastit të operës “La Traviata” në Gjirin e Sidneit.

“Pak më shumë se një muaj deri në hapjen e natës së parë, artistët tanë më në fund janë përsëri në punë, gati për të sjellë në jetë operën më të preferuar në botë, në mjedisin më të bukur të Sidneit.” – citohet nga përfaqësuesi i Operës së qytetit të Sidneit në Australi.

Në moshën 21-vjeçare nisi stërvitjen profesionale muzikore dhe një vit më vonë filloi studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku dhe u diplomua si nxënësi më i dalluar në vitin 2008.

Në moshën 21-vjeçare, tenori i ardhshëm nisi të ushtrohej në muzikë. Skena gjermane ishte ajo që do të mundësonte tenorin që të tregonte performancën e tij. Tenori erdhi me një rol tjetër të rëndësishëm për repertorin e tij, rolin e Rodolfos në opera (La boheme | La Boheme) në Dortmund./KultPlus/