Emërohet zëvendësi i drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës

Emërohet zëvendësi i drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës

Kultura February 24, 2021 - 15:10

Piktori Naim Spahiu është emëruar si zëvendësues i Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Ky vendim është marrë më datë 22.02.2021 dhe sot GKK ka njoftuar përmes faqes zyrtare në facebook.

Naim Spahiu lindi më 18 mars 19678 në Mitrovicë, Kosovë. Më 1998 përfundon Akademinë e Arteve në Prishtinë, Kosovë, ndërsa në vitin 2002 diplomohet si piktor.

2005 Përfundon postdiplomimin në Prof. Esat Valla në Prishtinë. Deri në emërimin e tij si zëvendësues i Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, Spahiu ishte koordinator për ekspozitat në po në këtë institucion. /KultPlus