Filmi “Bolero në vilën e pleqve” shpërblehet me çmim në Festivalin e Filmit në Kanada

Filmi “Bolero në vilën e pleqve” shpërblehet me çmim në Festivalin e Filmit në Kanada

Kultura February 23, 2021 - 13:54

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve” me regji nga Spartak Pecani merr një tjetër çmim, në “Toronto International Women Film Festival”.

Çmimi si skenaristja më e mirë femër me skenarin “Bolero në vilën e pleqve” erdhi nga puna e një stafi super solid dhe profesionist.

Pjesëmarrës deri më tani në festivale të ndryshme të filmit në botë, çmimi për skenarin në festivalin e filmit në Kanada shkoi për “Bolero në vilën e pleqve”.

Ky film është mbështetur në romanin e Fatos Kongolit, titullin e së cilës e ka të njëjtë edhe filmi. Skenari është i shkruar nga Linda Fejzaj, ndërkaq disa nga aktorët të cilët sjellin nëpërmjet interpretimeve artistike rolet filmike janë Robert Ndrenika e Margarita Xhepa.

Filmi është prodhim i shtëpisë kinematografike “Eclipse SA Film”. /KultPlus