Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Grupi arbëresh, “Shega” publikon këngën e re

Grupi arbëresh, “Shega” publikon këngën e re

Kultura February 21, 2021 - 11:28

Grupi i 5 arbëreshëve të Sicilisë, “Shega” kanë lansuar projektin më të ri muzikor, “Arianna”.

Me një melodi të qetë dhe me një tekst lirik, “Arianna” është një këngë dashurie.

“Tematika është dashuria, ajo fije që të ndan nga përditshmëria e të bën të fluturosh. Flet për dy persona që takohen në një udhëtim, pastaj ndahen në tokat e veta. Deti njëkohësisht i afron e i ndan. Kënga flet për distancë, për një ëndërr që nuk u bë realitet, e malli që lind nga kjo”, kishte treguar Giorgio Fusco për KultPlus më parë.

Kjo këngë është e para nga grupi me emërtimin e ri, teksa më parë ata kishin kënduar nën emërtimin e grupit “The Daggs”.