Osmani dekoroi me “Medaljen presidenciale të meritave” regjisoren Blerta Basholli

Osmani dekoroi me “Medaljen presidenciale të meritave” regjisoren Blerta Basholli

Kultura February 19, 2021 - 15:19

Pas suksesit të trefishtë të arritur në festivalin ndërkombëtar të filmit “Sundance Film Festival”, për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. e presidentes Vjosa Osmani e dekoroi me “Medaljen presidenciale të meritave” regjisoren Blerta Basholli.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u.d. Osmani e përgëzoi Bashollin për suksesin e arritur në një prej festivaleve më prestigjioze ndërkombëtare, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në skenën ndërkombëtare të filmit.

U.d. e presidentes, Osmani, tha: “Puna që e keni bërë ju dhe kolegët tuaj ndër vite për tregimin e historisë së Kosovës përtej kufijve tanë është për t’u admiruar. Të gjithë në Kosovë krenohemi me të arriturat tuaja dhe ju falënderohemi për kontributin e veçantë që po e bëni drejt krijimit të një imazhi të ri për vendin tonë”.

Me këtë rast u.d. e presidentes, Osmani, theksoi që mbështetja për komunitetin artistik do të zërë një vëmendje të veçantë dhe që puna, angazhimi dhe zelli i komunitetit artistik duhet të jetë referencë edhe për politikëbërjen në vend. /Zëri

Image