Vdes në moshën 78-vjeçe inovatori i muzikës reggae dhe dancehall muzikës

Vdes në moshën 78-vjeçe inovatori i muzikës reggae dhe dancehall muzikës

Kultura February 18, 2021 - 18:44

Burimet e mediave xhamajkane raportojnë se ka vdekur muzicienti xhamajkan U-Roy.

Neil Fraser, i cili ishte bashkëpunëtori i tij për një kohë të gjatë, i njohur edhe si “Mad Professor” i labelit “Ariwa Sounds”, konfirmoi lajmin për “Pitchfork”, transmeton “Zeri.info”.

Ai ishte 78-vjeç. U-Roy, ose Daddy U-Roy, ishte i njohur si pionier i stilit vokal të stilit të muzikës “toasters”, duke performuar bisedat nën një ritëm reggea ose dancehall.

Gjatë gjithë karrierës së tij, U-Roy lansoi rreth 20 albume. Atij iu dha çmimi “Order of Distinction” nga qeveria xhamajkane për ndikimin e tij në skenën muzikore të vendit.

I lindur me emrin Ewart Beckford në Jones Town, Xhamajka, në vitet e 1940-ta, U-Royit iu dha pseudonimi nga një anëtar i më i ri i familjes i cili nuk mund ta shqiptonte emrin Ewart.

Ai filloi karrierën e tij muzikore si “deejay”. Nga fundi i viteve të 1970-ta, ai arriti famë ndërkombëtare për albumet si “Natty Rebel” i vitit 1976 dhe “Jah Son of Afrika” i vitit 1978.

Ai krijoi edhe grupin e tij me disa “deejay”, inxhinierë dhe performues. Ai vazhdoi të publikonte muzikë deri në fund të viteve të 2010-ta, duke arritur kulmin me albumin “Rebell in Styylle” të vitit 2019. /Zëri