Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Hiqet nga muri dhe shitet vepra e Banksyt me vajzën duke luajtur me një gomë biçiklete

Hiqet nga muri dhe shitet vepra e Banksyt me vajzën duke luajtur me një gomë biçiklete

Kultura February 17, 2021 - 23:32

Një vepër arti e Banksyt është hequr nga muri i një ndërtese në Nottingham dhe i është shitur një koleksionisti.

Murali, i cili paraqet një vajzë duke luajtur me një gomë biçiklete, u shfaq në një rrugë banimi në tetor. "Pllaka me tulla" është parë duke u prerë nga muri në Rothesay Avenue në ora 05:00, ku njëri prej banorëve Dan Golstein tha se punëtorët ishin "duke shpuar në mur" në orët e para, poashtu e pa vepren artistike duke u ngarkuar në pjesën e pasme të një furgoni, raporton “BBC”, transmeton “Zeri.info”.

John Brandler pronari i galerisë i tha BBC-së se ai pagoi një "shumë prej gjashtë shifrash" për punimin, donte të ndihmonte në ruajtjen e tij, si dhe ta vendoste atë në ekspozitë.

Image

Brandler tha se punëtorët ishin pjesë e një "kompanie shumë të specializuar" e cila kishte hequr vepra të Banksyt edhe më parë. Ai shtoi se tani po e dërgon atë në Skoci për t'u restauruar. Koleksionisti zotëron një numër të veprave të artistit të pakapshëm, duke përfshirë “Seasons Greetings”, të cilat ai i bleu nga një garazh në Port Talbot në 2019.

Ai pretendoi se e kishte ruajtur veprën artistike të Nottinghamit "me kohë" para se lagështia të shkaktonte dëmtime nën mbulesën plastike të vendosur nga Këshilli i Qytetit të Nottinghamit. "Nëse vendosni xham plastike mbi një fotografi, lagështia futet në murin me tulla dhe nuk mund të dalë – sepse muri duhet të marrë frymë", tha ai.

"Nëse nuk do ta kisha blerë dhe hequr atë, për dy vjet nuk do të kishte pasur fare një Banksy atje". /Zëri