Inxhinieri nga Suhareka Bardhyl Halitjaha, pjesë e projekteve të mëdha në botë

Inxhinieri nga Suhareka Bardhyl Halitjaha, pjesë e projekteve të mëdha në botë

Kultura January 19, 2021 - 11:18

I lindur në Mushtisht të Suharekës, ku edhe përfundoi shkollimin fillor, për të vazhduar Gjimanzin në Suharekë, Bardhyl Halitjaha u bë pjesë e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës pranë Univeristetit të Prishtinës, ku edhe me sukses përfundoi studimet themelore.

Gjatë kohës së mësimnxënies ai ishte laurat i shumë çmimeve që e dalluan në sferat e ndryshme. Si djal i urt, energjik dhe professional rrugëtimin e tij, pas disa vite përvojë pune në Kosovë, nisi në shtetin Gjerman. Duke paraqitur vlerat e tij dhe interesimin për inxhinjerinë e ndërtimit, ai u ba pjesë e shkollimeve e forumeve të shumta në profesionin e tij. Puna e zellshme sjelli dhe rezultatet e shumta, për të cilat tani krenohen tëgjithë.

Si një inxhinjer i ri u bë pjesë e shumë projekteve në Gjermani. Për të iu bashkuar stafit të një ndër projekteve më të mëdha në botë. Për më shumë se pesë vite ishte pjesë e riprojektimit dhe rindërtimit të Xhamisë së madhe të Mekkës në Arabin Saudite – “Makkah’s Grand Mosque Mataf expansion “ - Saudi Arabia, me kompaninë e njohur gjermane „ Riva Engineering gmbh“. Kryesisht si kompani expertesh në punët e fasadës strukturale, konstruksioneve metalike dhe punëve të qelqit. Eksperienca e tij në gjithë botën me profesionist të kombësive të ndryshe, ka sjell një pjekuri në etiken profesionale dhe kulturën në përgjithësi.

Për vite të tëra, po nga i njejti staf expertësh të projektimit dhe ndërtimit, ishte pjesë e ndërtimit të ndërtesës më të lartë në Frankfurt të Gjermanisë “ Grand Towr” me një lartësi 180 m me 48 etazhe, kryesisht në projektimin dhe ndërtimin e fasadës strukturale dhe konstruksioneve metalike. Projekt fitues i trefisht i çmimit në kategoritë e arkitekturës, zhvillimit të projektit dhe marketingut për Gjermani dhe laurat i dyfisht i të njëjtit çmim për Evropë.

Duke folur rreth Arkitekturës dhe Inxhinjërisë së ndërtimit, për të cilën e ka shumë pasion, gjithënjë kritikat e tij shkojnë për të mirën e vendit, rrethit dhe shoqërisë se ku fillon ky proces.

“ Arkitektura është edhe identiteti i një vendi”

Me ndërtimet dhe stilin arkitektonik shpalosim vlerat dhe kulturen e sëcilit vend, andaj duhet të kemi shumë kujdes se qka dhe si ndërtojmë. Përmes Arkitekturës trashëgojmë dhe ruajmë vlerat tona, kulturën dhe identitetin, me anë të të cilave e trasojmë në gjeneratat e tjera, shprehet Halitjaha. Çdo ndërtim, i pavlerë, pa koncept dhe jashtë çdo norme e standarti, për një grup të vogël të shoqërisë sonë është fitimprurëse në aspektin material, por shumë e dëmshme, asimiluese dhe shkatërrues të kulturës, identitetit dhe lokacionit se ku ndërtohet. Ndërtimet e tilla të cilat sjellin antivlera nuk duhet të përkrahen.

Kultura, principet dhe avansimet e tilla profesionale i kanë shtyrë edhe më tutje angazhimet e Halitjahës. Përvoja e tij rreth profesionit çdo ditë e më shumë rritet. Falë kësaj pjekurie, tani ai është pjesë e një ndër komapnive më të mëdha në botë të projektimit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë. Në mesin e më shumë se 300 Inxhinjerëve dhe arkitektëve nga mbarë globi, ndodhet edhe Inxhinjeri Suharekas Bardhyl Halitjaha, i cili bënë pjesë në projektimin dhe ndërtimin e Stacionit Qëndror të Trenit në Stuttgart të Gjermanisë. Një projekt gjigant i cili lidhë vendet e një pjesë qëndrore të Evropës.

Të punosh është kënaqësi, por të respektosh dhe të motivosh atë që punon është nder dhe humanitet. Me këto fjalë ai shpreh konsideratën e veçant në respektimin e fuqisë punëtore. Kultivimi, respektimi dhe motivimi i fuqisë punëtore është pasuria më e madhe e një vendi, shoqërie, institucioni apo edhe të një familje. Me një shoqëri punëtore të shëndetëshme, motivuese, të vullnetëshme e me respektim të të drejtave të tyre, do të kemi ndërtime me vlera, zhvillim ekonomik e social, kultur profesionale dhe mbi tëgjitha shoqëri prosperuese, shprehet Halitjaha.

Njerzit e tillë, e për të cilët Kosova ka shumë, i duhen vendit tonë për të rrugëtuar drejt zhvillimeve e civilizimeve në krah të vendeve demokratike e të zhvilluara të këtij Globi.

Të shpresojmë se një ditë profesionistët e tillë do të kthehen dhe do të kontribojnë për të mirën e atdheut të tyre. Që vlerat dhe përvojen e fituar ta trasojnë tek gjeneratat e reja. Një gjë e tillë në një të ardhme të presim edhe nga Inxhinjeri Suharekas me projektet e tij të së ardhmës.

Image