Vdes artisti i njohur shqiptar, ishte i infektuar me koronavirus

Vdes artisti i njohur shqiptar, ishte i infektuar me koronavirus

Kultura January 06, 2021 - 15:32

Kantautori i njohur Kujtim Prodani ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, pasi ishte infektuar me koronavirus, thanë për A2 burime pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Prodani njoftoi vetë përmes një statusi në Facebook në 30 dhjetor se ishte shtruar në spital, pasi ishte diagnostikuar me Covid-19. Ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar dhe po bëheshin përgatitjet për ta dërguar në Turqi për kurim.

Në faqen e tij në Facebook, miq e artistë të tjerë kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Kujtim Prodani ishte i biri i kompozitorit Agim Prodani, një prej themeluesve të muzikës së lehtë shqiptare, dhe këngëtares Anita Take./A2news

Image