COVID-19 shtyn ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” në Los Anxhelos

COVID-19 shtyn ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy” në Los Anxhelos

Kultura January 06, 2021 - 10:36

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy për vitin 2021 nuk do të mbahet në janar si çdo vit, për shkak të shtimeve të fundit të rasteve të koronavirusit në SHBA.

Shfaqja e përvitshme është parashikuar të mbahet më 14 mars, sipas një deklarate të fundit të agjencisë që transmeton ceremoninë. Në deklaratë thuhej se ky vendim ishte arritur pas disa bisedave të gjata me ekspertët e shëndetësisë.

“Situata e rënduar e COVID-19 në Los Anxhelos, ku shumë spitale kanë arritur kapacitetet maksimale të pacientëve, si dhe udhëzimet e ekspertëve detyruan që ceremonia të shtyhej. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe siguria e të gjithëve që punojnë për produksionin e shfaqjes”, thuhej në deklaratën e tyre.

“Ne duam të falenderojmë të gjithë artistët e talentuar, stafin dhe veçanërisht artistët e nominuar këtë vit për mirëkuptimin, durimin dhe vullnetin për të punuar me ne edhe gjatë këtyre kohëve të vështira”, shpjegohej në deklaratë.

Të paktën gjashtë persona vdesin çdo orë në Los Anxhelos si pasojë e coronavirusit. Vendi ka regjistruar mbi 11,000 viktima, të cilat përbëjnë 40% të të gjithë vdekjeve në SHBA. /euronewsal