Filmi kosovar “Exil”, në garë për “Golden Globes 2021”

Filmi kosovar “Exil”, në garë për “Golden Globes 2021”

Kultura January 05, 2021 - 13:44

Propozimi i Kosovës për Oscars, filmi ‘Exil’nga Visar Morina është kandidat për tu nonimuar edhe për Golden Globes që do të mbahen me 28 shkurt.

Artikulli i Golden Globes parafrazon regjisorin Visar Morina duke theksuar se filmi është pjesërisht autobiografik - Visari ishte 15 vjeç kur migroi në Gjermani.

Megjithatë Visari elaboron që filmit paraqet diçka edhe më univerzale se sa vetëm përvojën e një emigranti.

“Për sa i përket Xhaferit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë", ka thënë Morina.

Vitin që lam pas “Exil”-i pati premierën botërore në “Sundance” dhe atë evropiane në “Berlinale”, për ta fituar më vonë “Zemrën e Sarajevës”, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës.

Në tetor filmi i Visarit Morinës u zgjodh nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë “Best International Feature” të Oscars.

Filmi përcjellë Xhaferin me origjinë nga Kosova (luajtur nga Misel Maticevic), një inxhinier i kimisë që jeton në Gjermani i cili dyshon që është bërë shënjestër e kolegëve të tij racistë./Zëri