Dumoshi takim me ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy shteteve

Dumoshi takim me ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy shteteve

Kultura November 26, 2020 - 13:49

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë ditës së sotme ka takuar Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze, me të cilin diskutoi për çështje dhe tema që janë të interesit dypalësh.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin konkret mes Kosovës dhe Hungarisë në fushat që janë në domenin e ministrisë.

Dumoshi e falënderoi Bencze për vizitën dhe u shpreh se MKRS është e interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete të përbashkëta, sidomos në fushat që lidhen me kulturën, sportin dhe rininë.

Ndërsa Bencze e falënderoi Dumoshin për pritjen dhe u shpreh se Hungaria dëshiron që të bashkëpunojë ngushtë me Institucionet e Kosovës, dhe në këtë rast me ministrinë në veçanti për të finalizuar iniciativa dhe realizuar projekte që janë në interesin e dyanshëm. /Zëri