Top 5 këngët e kësaj jave

Top 5 këngët e kësaj jave

Kultura November 16, 2020 - 14:15

Sa i përket jetës së përditshme në përballjen me pandeminë COVID-19, si artistët, këngëtaret, ashtu edhe njerëzit e thjeshtë – të gjithë jemi duke luftuar njëjtë, por muzika gjithmonë është shpëtimi nga e përditshmja, siç janë edhe këngëtarët që i kemi përzgjedhur për këtë javë, të cilët tentuan të na sjellin sadopak tingujt e festave që po na afrohen, si: Krishtlindjet dhe ardhja e një viti të ri. E këtu nuk bën të mungojnë: Robbie Williams dhe Sia, që na sjellin ngrohtësinë pranë bredhit të vitit të ri në këtë mot të ftohtë që ka nisur tash të na kaplojë. Përveç tyre janë edhe Torry Lanes, Anne Marie, si dhe Billie Eilish.

Dëgjojini më poshtë këngët e përzgjedhura nga “Radio Prishtina” për këtë javë:

 

Robbie Williams – “Time for Change”

Robbie me “Time for Change” si duket po tenton të na tregojë se sa i lumtur është në rrethin e fëmijëve dhe gruas së tij pikërisht në periudhën e afrimit të festave të fundvitit, për kohën ku secili prej neve pret ndërrime rrënjësore dhe besojmë se dëshira e secilit do të jetë një vit të ri pa virus.

Sia – “Snowman”

Sia na sjell aromën e drurit që digjet në kaminë dhe borën që bie jashtë, të themi, na kujton vetëm kohë të bukura, ashtu si edhe këngën ku i këndon dordolecit të saj, që i lutet të mos qajë dhe të mos frikësohet nga rrezet e diellit, sepse është ajo aty që do ta mbrojë.

Anne Marie – “Problems”

Anne-Marie sapo ka lëshuar një këngë krejt të re. Në vazhdën e serisë të saj të re dokumentare “How to Be Anne-Marie”, e cila u publikua para disa ditësh, këngëtarja ka nxjerrë “Problemet”, duke njoftuar për këngën e re në një postim në “Facebook”. Ajo thjesht shkroi: “Këngë e re # probleme” dhe është e sigurt të thuash që fansat janë tërbuar për titullin e ri, pasi postimi ka pasur pothuajse 2.000 reagime në vetëm gjysmë ore.

Torry Lanes – “Jokes on me”

Siç duket Torryt, prejse kishte gjuajtur me armë në drejtim të reperes Megan Thee Stallion, përkrahja mediatike për momentin është duke i munguar, por ai nuk e ka ndërmend të ndalet, po lanson këngë gjatë tërë kohës, sepse i ka ende fansat që janë duke i dëgjuar dhe pritur këngët e tij të reja, pa marrë parasysh se çka ka ndodhur më parë.

Billie Eilish – “Therefore I Am”

Billie Eilish është rikthyer me singlen e ri “Therefore I Am”, kënga e tretë e re e adoleshentes enigmatike të vitit 2020, pas numrit 1, me këngën “No Time To Die” nga filmi (përsëri) i vonuar “Bond”, si dhe me hitin që hyri në Top 10, “My Future”. Pa dyshim që 2020-a ishte viti i saj.

Përgatiti: Berna Caka

Image