Seriali “Friends” ribashkohen me xhirimet e episodeve të reja

Seriali “Friends” ribashkohen me xhirimet e episodeve të reja

Kultura November 13, 2020 - 16:56

Sipas Matthew Perry, ribashkimi I shoqerisë së famshme të serialit shumë të shikuar “Friends” që është pritur me padurim tani do të fillojë xhirimet marsin e ardhshëm, shkruan BBC.

“Duket se kemi një vit të ngarkuar, por kjo është mënyra se si më pëlqen”, shkroi Perry në twitter.

Seriali I cili i ka shtyrë xhirimet shkaku I pandemisë, do të risjellë së bashku emrat e njohur të kastit të dikurshëm të aktorëve si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Image

Deri të premten në mëngjes, statusi i Perryt kishte marrë më shumë se 100,000 pëlqime.

“Friends”, flet për fatin e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York, fillimisht u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004.

Shfaqja përfundimtare u shikua nga 52.5 milionë shikues në Sh.B.A., duke e bërë atë episodin më të shikuar televiziv të viteve 2000.

Thashethemet për një ribashkim të “Friends” u përhapën shpejt pasi Aniston publikoi një fotografi të kastit së bashku vitin e kaluar.

Xhirimet për “Friends” do të zhvillohen në Burbank, Kaliforni dhe do të transmetohen në shërbimin streaming ‘HBO Max’ në një datë që ende nuk është përcaktuar./Zëri