Zaevi promovon librin e autores shqiptare, kërkon përkthimin e librave të saj në maqedonisht

Zaevi promovon librin e autores shqiptare, kërkon përkthimin e librave të saj në maqedonisht

Kultura November 11, 2020 - 19:23

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka promovuar sot librin e autores shqiptare, Arta Selmani.

Zaev ka thënë se çdo libër është festë dhe si i tillë duhet të festohet edhe libri i autores Arta Selmani, për të cilën ka thënë se krijimet e saj janë fisnike dhe që dërgojnë mesazhe me elemente sociale dhe edukative.

“Festa e sotme është libri i ri i shkrimtares së re Arta Selmani që na mblodhi së bashku për të festuar botimin e librit të saj të dytë. Dëshira e Artës për të na dërguar mesazhe me elemente sociale dhe edukative përmes krijimeve të saj është shumë fisnike dhe i uroj shumë suksese në të gjitha përpjekjet e saj të ardhshme letrare”, ka shkruar Zaev.

Ai ka kërkuar nga botuesit që sa më parë t'i përkthejnë në maqedonisht librat e Artës.

“Unë i rekomandoj botuesit në vendin tonë sa më shpejt të jetë e mundur që të përkthejnë librat e saj në maqedonisht, për të pasuruar rrethin tonë të lexuesve me një autor tjetër”, thotë kryeministri maqedonas. /Zëri