Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Top-5 këngët e kësaj jave

Top-5 këngët e kësaj jave

Kultura October 26, 2020 - 14:12

Muaji tetor solli plot lansime të reja, shumë nga të cilat nuk gjetën vend në top-5-shet e kaluara të këtij muaji. Por këtë javë kemi vendosur që ta përmbledhim edhe pesëshen e fundit për këtë muaj, e cila përbëhet nga: kënga më e re e Ariana Grandes, “Positions”, pastaj albumi i Ty Dolla Sign i cili po zë vend në çdo medium, nga i cili album ne e kemi përzgjedhur njërën prej këngëve që vjen në bashkëpunim me emra si, Kanye West, Anderson Paak e disa të tjerë. Edhe Stormzy, Tiana Major, Stefflon Don, Jack Harlow janë disa nga emrat që kanë lansuar këngë të reja gjatë kësaj jave.

Të gjitha këngët e përzgjedhura mund t’i dëgjoni më poshtë:

 

Ariana Grande – “Positions”

Kënga e re e Ariana Grandes, ‘Positions’, është një prezantim madhështor në epokën e ardhshme të pop yllit. Kënga e rikthimit mund të tingëllojë pak e butë, por videoja shoqëruese e saj përcjell ambicien e saj të lartë. Singli i fundit i Grandes, është i pari që vjen nga albumi i saj i gjashtë, ende i pa titulluar, për të cilin ajo ka premtuar se do të dalë në treg këtë muaj dhe poashtu është regjistruar gjatë karantinës.

 

Jack Harlow – “Tyler Herro”

Jack Harlow ka ndarë videon për singlin me të ri energjik ‘Tyler Herro’. Harlow ka pasur një vit të ngarkuar, duke publikuar EP-në e tij “Action Sweet Action” në muajin mars dhe duke u shfaqur në këngë me G-Eazy, Saweetie, Bryson Tiller e shumë të tjerë. Ai gjithashtu ishte nominuar për çmime në “2020 MTV Video Music Awards”, “2020 BET Hip Hop Awards”, “2020 E!” si dhe “People’s Choice Awards”.

Stormzy ft Tiana Major9 – “Rainfall”

Stormzy publikoi videoklipin ‘Rainfall’ për lojën “Watch Dogs”, dhe në fakt goditi me të. Çdo ditë një tjetër artist i famshëm duket se po e gjen rrugën në botën digjitale. Tani është radha e reperit britanik Stormzy, në “Watch Dogs: Legion”. Reperi, 27 vjeçar, lëshoi një video muzikore për këngën e tij të re “Rainfall” të enjten, 22 tetor, ku i gjithë klipi u filmua si pjesë e lojës së re nga “Ubisoft”, ku fansat e lojës do ta kenë mundësinë të kryejnë një mision me reperin britanik.

Stefflon Don – “Can’t You Let Go”

Këtë javë, Stefflon rikthehet me një tjetër lansim të ri të titulluar “Can't You Let Go”, i frymëzuar nga afrobeats dhe prodhuar nga bashkëpunëtori i kaluar, Ebenezer. Stefflon mund të dëgjohet duke harmonizuar numrin e vallëzimit të zymtë me një ritëm të bukur afrikan.

Ty Dolla $ign ft Anderson Paak, Kanye West, Thundercat - “Track 6”

Ty Dolla $ign sapo lansoi studio albumin e tij të tretë. Albumi me 25 këngë mburret me një listë karakteristikash të ndryshme të mbushura me yje - Kid Cudi, Serpentwithfeet, Post Malone, Kanye West, Anderson, Paak, Thundercat, Quavo, Lil Durk, Nicki Minaj, Burna Boy, Big Sean , Roddy Ricch, Mustard, Jhené Aiko, Kehlani, Future, Young Thug, Gunna, Musiq Soulchild, Tish Hyman, 6LACK, FKA Twigs dhe Skrillex.

Përgatiti: Berna Caka