Infektuar: 34295
Shëruar: 21043
Vdekur: 914
Vdes magjistari dhe skeptiku James Randi në moshën 92 vjeçe

Vdes magjistari dhe skeptiku James Randi në moshën 92 vjeçe

Kultura October 22, 2020 - 15:31

Një nga magjistarët më të njohur në industrinë e argëtimit, James Randi, i famshëm për ekspozimin e pretenduesve të paranormales, ka vdekur në SHBA në moshën 92 vjeçe.

I njohur vetëm me mbiemrin e tij, Randi, i lindur në Kanada, fitoi reputacionin si një nga skeptikët më të njohur në botë i çështjeve nga fantazmat e deri te UFO-t, shkruan BBC.

Shfaqjet e tij frymëzuan legjione të admiruesve, duke përfshirë të tilla si iluzionistët televizivë dhe skenikë, Penn & Teller.

Randall James Zwinge lindi në Toronto, Kanada në 1928.

Ai mbahet mend për performancën e tij duke u liruar nga xhaketa që përdoren në spitale për të sëmurët mendorë derisa ishte i varur përmbys mbi ujëvarat e Niagarës.

Ai gjithashtu u bashkua me yllin e rokut Alice Cooper në një turne në fillim të viteve 1970, duke kryer ekzekutime të rreme të këngëtarit në skenë, transmeton”Zeri.info”

Por Randi gjithmonë ia kujtonte audiencës se veprimet e tij ishin të bazuara në hile dhe jo në magji, dhe shumë shpejt e ktheu vëmendjen e tij drejt “zhveshjes” së atyre që pretendonin se kishin fuqi paranormale.

Në 1972, ai ndihmoi emisionin “Tonight Show” të rrjetit amerikan NBC të përgatitej për një paraqitje nga Uri Geller, iluzionisti më i njohur për lakimin e lugëve.

Duke qenë se as Gelleri e as ekipi i tij nuk arritën të hynin në rekuizita paraprakisht, magjistari nuk arriti të kryejë ndonjë trik – megjithëse vëmendja nga Randi dhe skeptikët e tjerë nuk bëri asgjë për të dëmtuar karrierën e tij.

Randi gjithashtu ekspozoi besimtarët shërues, përfshirë televangjelistin Peter Popoff, i cili pretendonte se po merrte mesazhe nga Zoti për audiencën e tij, por në të vërtetë mbante kufje.

Fondacioni i vetë magjistarit ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për këdo që mund të provonte fuqitë paranormale në kushte të kontrolluara. Sidoqoftë, deri në kohën e pensionimit të Randit nga fondacioni në 2015, shuma ende nuk ishte tërhequr nga askush.

Randi ka lënë prapa bashkëshortin e tij Deyvi Pena, me të cilin u martua në 2013. /Zëri