COVID-19, anulohet Panairi i Librit në Tiranë

COVID-19, anulohet Panairi i Librit në Tiranë

Kultura October 15, 2020 - 14:42

Panairi i Librit në Tiranë anulohet për shkak të koronavirusit. Grupi organizator, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, bën me dije se Panairi i Librit, i parashikuar për më 12-15 nëntor 2020, nuk do të mbahet.

Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ka kthyer përgjigje negative, për shkak të rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e COVID-19 gjatë këtij aktiviteti në situatën në të cilën ndodhemi.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23-të të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigjja që erdhi sot, data 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e COVID-19 gjatë këtij aktiviteti në situatën në të cilën ndodhemi”.

Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë!

Grupi organizator