Vdes aktorja e “Goldfinger”, Margaret Nolan

Vdes aktorja e “Goldfinger”, Margaret Nolan

Kultura October 12, 2020 - 14:48

Margaret Nolan, aktore dhe modele, e cila u shfaq e mbuluar me ngjyrë ari në sekuencën hyrës të filmit të James Bondit, “Goldfinger”, ka vdekur në moshën 76-vjeçe, shkruan CNN.

Image

Regjisori Edgar Wright, i cili punoi me Nolanin në filmin e tij të “Last Night in Soho”, e bëri publik lajmin për vdekjen e saj në Twitter. “Është detyra ime e trishtë të raportoj se aktorja dhe artistja e mrekullueshme Margaret Nolan, ka vdekur”, tha ai, transmeton “Zeri.info”.

“Ajo ishte mesi i diagramit Venn të gjithçkaje ‘cool’ në vitet '60; ajo pati paraqitje me ‘Beatles’, ishte ikonë e përtej ikone në filmin Bond dhe ishte pjesë e kastit të ‘Carry On’”.

Nolan, e cila lindi në Somerset, Angli, më 29 tetor 1943, filloi karrierën e saj si një modele magjepsëse nën emrin Vicki Kennedy para se të kalonte në aktrim. “Ajo u përfshi thellë në teatrin politik dhe së fundmi krijoi artin pamor; dekonstruktoi modelimin e saj magjepsës në një seri fotomontazhesh”, shkroi Wright në Twitter.

Nolan ishte “kaq argëtuese, e mprehtë dhe, siç mund ta imagjinoni, plot histori nga më të mahnitshmet”, shkroi ai. Nolan ka lënë dy djem, Oscar Deeks, një kineast, dhe Luke O'Sullivan. /Zëri