Dokumentar për 4 supermodelet e viteve të 90-ta

Dokumentar për 4 supermodelet e viteve të 90-ta

Kultura October 09, 2020 - 19:08

Linda Evangelista, Naomi Campbell, Cindy Crawford dhe Christy Turlington për këdo që merren me botën e modës janë yjet e e së kaluarës që shfaqeshin gjithandej, ne pista, reklama, magazine, video spote. Katër supermodelet spikatën në botën e modës në vitet ’90, duke hapur rrugën për atë çka sot e quajmë modeling modern, raporton”Zeri.info”

Pas 30 viteve edhe ata që nuk e kanë jetuar atë epokë të artë do të kenë mundësinë të njihen, pasi Apple TV po përgatit një dokumentar për këto katër ikona të modelingut.

Dokumentari me titull ‘The Supermodels’ është ideuar nga skenaristja Barbara Kopple. Ende nuk dihet se kur do të dalë në dritë për publikun, por mësohet se së shpejti gjithçka do të jetë gati.

Image

Lajmi për këtë dokumentar është dhënë nga vetë protagonistet. Linda Evangelista, Naomi Campbell, Cindy Crawford dhe Christy Turlington kanë postuar në rrjetet sociale të njëjtën foto ku janë të katërta, në kulmin e shkëlqimit të tyre. Sërish ato kanë publikuar edhe një foto të tashme, kur edhe pse vitet kanë kaluar shkëlqimi nuk mungon./Zëri