Louise Glück fiton çmimin “Nobel për Letërsi”

Louise Glück fiton çmimin “Nobel për Letërsi”

Kultura October 08, 2020 - 13:34

Çmimi “Nobel për Letërsi” këtë vit ka shkuar për poeten amerikane, Louise Glück. Ky çmim i rëndësishëm iu dha shkrimtares për “zërin e saj poetik të pagabueshëm, i cili me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”.

Laureatja e letërsisë, Louise Glück, debutoi në 1968-n me librin “Firstborn” dhe shumë shpejt u vlerësua si një nga poetet më të shquara të letërsisë bashkëkohore amerikane.

Ajo ka botuar dymbëdhjetë përmbledhje me poezi dhe disa vëllime esesh mbi poezinë. Louise Glück kërkon universalen dhe në këtë kërkim ajo merr frymëzim nga mitet dhe motivet klasike, të pranishme në shumicën e veprave të saj. Me poemën e saj “Snowdrops”, ajo ka fituar çmimin “Pulitzer”. /tvklan.al