Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Aktori i serisë së njohur “Twin Peaks” ka ndërruar jetë

Aktori i serisë së njohur “Twin Peaks” ka ndërruar jetë

Kultura October 06, 2020 - 13:46

Lajmi i trishtuar për vdekjen e këtij aktori u konfirmua nga gruaja e tij Elisa, e cila deklaroi se ai vdiq më 4 tetor, si rezultat i virusit të Nilit Perëndimor, një sëmundje për të cilën, siç theksoi ajo, nuk ka shërim.

Ajo gjithashtu deklaroi se Clark luftonte me sëmundje të ndryshme për pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe deklaroi se ai ishte një burrë dhe mik i mrekullueshëm, por gjithashtu një aktor, shkrimtar, mësues dhe hero i jashtëzakonshëm.

Ajo gjithashtu kujtoi se Clark u sëmur me artrit reumatoid në vitin e katërt të jetës së tij, raporton tabloidi britanik "Mirror".

Image

Middleton gjithashtu luajti në seritë "Law & Order", dhe u shfaq në filmat "Kill Bill 2", "Sin City" dhe "Birdman" transmeton “zeri.info”

Aktori kohët e fundit zbuloi se ai as nuk duhej të bënte audicion për rolin e tij në vazhdimin e serisë "Twin Peaks" të David Lynch në 2017, por në vend të kësaj dërgoi një kasetë ku bisedoi me miqtë.

"Kam dëgjuar se ata po filmonin 'Twin Peaks' të ri dhe i thirra agjentët e mi për këtë. Mendova se do ta shijoja atë botë. Ishte një botë që mendoja se mund të futesha si aktor," tha ai me rastin. Middleton./Zëri