Top 5 hitet e kësaj jave

Top 5 hitet e kësaj jave

Kultura September 28, 2020 - 13:47

Shtatori është muaj shumë domethënës sa i përket emisionit “Drive Time” në Radio Prishtina (89.8 fm), sepse emisioni mbush një vit të transmetimit të tij në Prishtina.fm e Zeri.info, me Berna Cakën dhe Arientin Avdylin, dy moderatorët me një bagazh gati 20-vjeçar në fushën e moderimit.

Por edhe këtij muaji po i vjen fundit dhe, si çdo të hënë, jua sjellim përzgjedhjen e top 5 hiteve të emisionit. Edhe kësaj here kemi udhëtuar nëpër shtete e qytete të ndryshme, në kërkim të talenteve ose muzikantëve më të mirë për këtë javë.

Pa e zgjatur, një falënderim i madh shkon për dëgjuesit e Radio Prishtinës në përgjithësi dhe në veçanti të emisionit “Drive Time”, që na kanë qëndruar afër gjatë tërë vitit, na i kanë pëlqyer e kritikuar përzgjedhjet tona muzikore, informacionet, lajmet, mysafirët, etj., etj.

Image

E sa i përket Top 5 hiteve dhe infove rreth tyre, ju ftojmë të lexoni shkrimin në vijim:

 

Lava La Rue - GOYD

Kjo këngë e fundvitit që vjen nga reperi londinez Lava La Rue, vjen për një arsye të mirë, sepse të gjitha të ardhurat nga kjo këngë do të shkojnë për OJQ-në “For Our Sibs”, organizatë bamirëse që mbështet qëndrueshmërinë për transgjinorët me ngjyrë, të papërcaktuarit, GNC-të dhe ndër-gjinorët. Kënga është si një ëndërr, me fokus të butë e cila është thurur së bashku nga vargje stakato dhe vokale mbështetëse. Një këngë dashurie e përsosur “queer”.

 

Marie Davidson & L’Œil Nu - Worst Comes to Worst

Ashtu si një pjatë e servuar me zarzavate të ndryshme muzikore, bendi i ri i DJ Marie Davidson ka marrë një copë diskoteke, një pjesë të funk-ut, një solo kitare vajtuese dhe një goditje verbuese industriale, për të krijuar kështu llojin e këngës që mund ta imagjinoni si një gërmues arkash në gropa, për ta shijuar secili prej nesh.

 

Janelle Monáe - Turntables

Nëse ju pëlqen Aktorja e famshme si dhe këngët e Janelle Monáe, do ta pëlqeni edhe këtë këngë të re të Monáes. Është një thirrje e zjarrtë për të vazhduar më tej, e ngathët në markën e saj tregtare pop-funk, një “ode” për punëtorët kryesorë të cilët vetëm kohët e fundit kanë filluar të rikthehen në normalitetin e ri, si dhe një kërkesë për vazhdimin e luftës për barazinë racore. Sende të rënda por të mbështjella me një paketë të ndritshme dhe energjike, ashtu siç bën Monáe klasike.

Alicia Keys - 3 Hour Drive ft. Sampha

Legjenda e New York City, Alicia Keys, zbukuron skenat me një interpretim ekskluziv të ‘Three Hour Drive’ me Sampha e cila është marrë nga albumi i saj që sapo ka dalë me titull “Alicia”.

WIZKID – No Stress

Kantautori nigerian “WizKid” ka publikuar një single të ri të quajtur “No Stress”, i cili do të shfaqet në studio albumin e tij të ardhshëm “Made in Lagos”, që do të dalë më 15 tetor përmes “Starboy / RCA / Sony Music International”. “No Stress” përmban prodhimet nga P2J. Gjithashtu singlin me titullin e “Smile”, ku “WizKid” shfaqet me këngëtaren “H.E.R”. “Made in Lagos” do të shënojë albumin e katërt në studio të “WizKid”, si vazhdimësi e albumit të tij 2017 “Sounds from the Other Side”.

Përgatiti: Berna Caka