MKRS-ja i vë nën mbrojtje të përkohshme Lojërat Tradicioanle të Rugovës

MKRS-ja i vë nën mbrojtje të përkohshme Lojërat Tradicioanle të Rugovës

Kultura September 15, 2020 - 19:51

Në ditën e parë të muajit të trashëgimisë kulturore, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ishte në Rugovë ku po zhvillohen lojërat tradicionale të Rugovës.

Dumoshi përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se ka marrë vendim që këto lojëra tradicionale të Rugovës të marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme.

“Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke u bazuar në Ligjin Nr.02/L – 088 për Trashëgimi Kulturore kam marrë vendim që Lojërat Tradicionale Rugova dhe Opusi i Ansamblit folklorik “Rugova” të marrin statusin e mbrojtjes se përkohshme. Trashëgimia kulturore është pasuria jonë me e çmuar dhe ruajtja e saj është misioni ynë më i rëndësishëm”, ka thënë Dumoshi.

Ministrja tha se këto lojëra janë ruajtur brez pas brezi të cikat janë ruajtur e zhvilluar edhe sot nga banorët e kësaj ane.

“Lojërat tradicionale të Rugovës janë ruajtur brez pas brezi dhe duke i mbijetuar kohës janë ruajtur e zhvilluar edhe sot nga banorët e kësaj ane. Ansambli folklorik autokton “Rugova” në anën tjetër, në shtatë dekada ka ruajtur vallet, këngët, veshjet e të tjera pjesë të traditës rugovase”, tha ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi./Zëri