Përcillet për në banesën e fundit Adem Mikullovci

Përcillet për në banesën e fundit Adem Mikullovci

Kultura September 15, 2020 - 17:55

Në prani të një numri të vogël të familjarëve dhe miqve, për shkak të situatës me pandeminë, sot është varrosur aktori i njohur Adem Mikullovci.

Me ceremoni fetare, Mikullovci është varrosur sot pasdite në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen “Dragodan”.

Mikullovci ka vdekur në orët e para të së martës në moshën 83-vjeçare, ndërsa ka lënë pas një karrierë të pasur artistike por edhe politike. /Zëri