Vdes rapsodi Isë Llapqeva, Dumoshi thotë se rapsodia e tij e ruajti të gjallë kujtesën historike

Vdes rapsodi Isë Llapqeva, Dumoshi thotë se rapsodia e tij e ruajti të gjallë kujtesën historike

Kultura September 15, 2020 - 16:49

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare rapsodi i njohur, Isë Llapqeva.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të këngëtarit, duke thënë se trashëgimia që la ai pas është një shtyllë burimore e traditës dhe e melosit popullor.

“Ngushëllime familjes e dashamirëve të këngës për ndarjen nga jeta të këngëtarit të mirënjohur të folklorit shqiptar, Isë Llapqeva, i cili na la sot në moshën 76 vjeçare. Trashëgimia e artit muzikor që la pas Llapqeva është shtyllë burimore e traditës dhe e melosit tonë të pasur popullor”, tha Dumoshi përmes një postimi në “Facebook”, përcjell Zeri.info.

Dumoshi theksoi se rapsodia e Llapqevës ka ruajtur të gjallë kujtesën historike.

“Rapsodia e Llapqevës e ruajti të gjallë kujtesën historike andaj ikja e tij fizike varfëron muzikën dhe artin kosovar”, përfundoi ajo. /Zëri