Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Kultura September 12, 2020 - 08:16

Gala, vajza e artistit Robert Aliaj ka fituar “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo performoi me dy këngë të Elton John, duke mahnitur jo vetëm jurinë por të gjithë ata që e ndoqën dhe duke fituar kështu çmimin e parë.

Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John, ku ka mahnitur me zërin e saj, ndërsa ka rrëmbyer kështu trofeun.

Robert Aliaj i ka ndarë emocionet e fitores së Galës me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Po ashtu Roberti është ngjitur në skenë bashkë me vajzë, ndërsa reflekton lumturi pafund.

Kujtojmë që në fillim Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget.

Gala jeton në Belgjikë, ku edhe ka lindur, ndërsa edhe mediet belge e kanë vlerësuar vokalin dhe talentin e saj. Fitorja e “The Voice Kids” duket se do t’i hapë Galës rrugët e mëtejshme të suksesit në tregun  e muzikës.