Festivali i Filmit në Toronto hapet me dokumentarin e Spike Lee

Festivali i Filmit në Toronto hapet me dokumentarin e Spike Lee

Kultura September 11, 2020 - 14:40

Filmi dokumentar i Spike Lee për këngëtarin David Byrne të bendit “Talking Heads” ka hapur Festivalin e Filmit në Toronto 2020, këtë vit i shkallëzuar për shkak të shqetësimeve të koronavirusit, shkruan BBC.

”American Utopia”, një nga albumet e koncertit të Byrne 2019, u luajt të enjtën në kinematë në ambient të hapur.

Image

Filmi u shfaq gjithashtu në ambiente të mbyllura për publikun me numër të kufizuar dhe me distancë sociale.

Vetëm adhuruesit e filmit që janë nga qendra e qytetit lejohen të marrin pjesë në shfaqjet fizike në ngjarjen e këtij viti, të cilët do të shohin shumë nga ofertat e tij të shfaqura në internet.

Poashtu edhe Festivali i Filmit në Londër i këtij viti, i cili filloi programin e tij 2020 të martën, do të përdorë një model të ngjashëm "hibrid".

Festival i Filmit në Toronto edicioni 2020 ka vetëm 300 tituj dhe 50 filma artistikë.

Nuk do të ketë premiera të tapetit të kuq, me të ftuar të famshëm që shfaqen virtualisht për të prezantuar dhe diskutuar produktet e tyre.

"Ne donim të bënim një festival, pavarësisht zhvillimeve",tha Cameron Bailey, drejtori artistik i festivalit dhe bashkëkryetari i Torontos.

"Është e rëndësishme për audiencën tonë dhe unë mendoj se të gjithë kemi nevojë për një frymëzim që arti mund të sigurojë".

Kritikët kanë vlerësuar lartë “American Utopia”, e cila ndan emrin e albumit të Byrne 2018 dhe shfaqjën në Broadway 2019./Zëri