Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Vdes Diana Rigg, vajza Bond, ylli i “Avengers” dhe i “Game Of Thrones”

Vdes Diana Rigg, vajza Bond, ylli i “Avengers” dhe i “Game Of Thrones”

Kultura September 10, 2020 - 16:04

Aktorja Diana Rigg, e njohur si vajza Bond dhe ylli i “Avengers” dhe “Game Of Thrones”, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Një deklaratë nga agjenti i saj, Simon Beresford, thotë: “Me trishtim të jashtëzakonshëm ju njoftojmë se Dame Diana Rigg vdiq paqësisht herët këtë mëngjes”, raporton”SkyNews”.

“Ajo ishte në shtëpi me familjen e saj të cilët kanë kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë. Dame Diana ishte ikonë e teatrit, filmit dhe televizionit”.

“Ajo kishte fituar çmimet ‘Bafta’, ‘Emmy’, ‘Tony’ dhe ‘Evening Standard’ për punën e saj në skenë dhe në ekran. Dame Diana ishte pjesëtare shumë e dashur dhe e admiruar e profesionit të saj, një forcë e natyrës që e donte punën e saj dhe kolegët e saj. Do të na mungojë shumë”, shkroi Beresford, transmeton Zeri.info.

E bija e saj, Rachael Stirling, tha: “Nëna ime e dashur vdiq qetësisht në gjumë mëngjesin e sotëm, në shtëpi, e rrethuar nga familja”.

“Ajo vdiq nga kanceri e diagnostikuar në mars, dhe kaloi muajt e fundit duke reflektuar hare në jetën e saj të jashtëzakonshme, përplot dashuri, të qeshura dhe krenari të thellë për profesionin e saj. Do të më mungojë sa nuk thuhet me fjalë”, deklaroi ajo.

Dame Diana njihet për rolin e saj Tracy, gruaja e vetme që u bë Zonja James Bond, në filmin e vitit 1969 “On Her Majesty's Secret Service”, raporton BBC.

Vitin e kaluar ajo foli për kënaqësinë që pati me rolin e saj në “Game of Thrones”, duke i thënë BBC-së: “Më pëlqen të luaj karaktere të këqija. Janë shumë më interesat se karakteret e mira. Ka disa aktorë që nuk duan të luajnë role të këqija: duan të pëlqehen. Unë dua të mos pëlqehem”.