Artisti i New Yorkut dokumenton mbajtjen e maskave në metrotë e qytetit

Artisti i New Yorkut dokumenton mbajtjen e maskave në metrotë e qytetit

Kultura September 04, 2020 - 14:01

Artisti me talentin e tij tenton t’ia largojë vetes stresin për shkak të pandemisë dhe tani e gjithë kjo histori është duke u dokumentuar përmes artit të tij, në serinë të cilën e quajti “Vizatime të maskave në metro”, shkruan CNN.

Devon Rodriguez çdo ditë me orë të tëra udhëtoi nëpër metro, duke kërkuar muzën e tij perfekte. Kur e gjente dikë ia mbushte fletoret me skica për t’i sjellë ato në jetë, duke mos lënë mangët asnjë detaj, sidomos që nga maskat, vajzat, djemtë e deri te dredhat e flokëve, transmeton “Zeri.info”.

“Metroja ka qenë pjesë e vizatimeve të mia tash e disa vjet”, ka thënë Rodriguez, 24-vjeçar. “Fytyra është një prej pjesëve që unë e kam perfeksionuar gjatë udhëtimit tim dhe tani shumica e njerëzve e mbulojnë atë me maska për t’u mbrojtur nga virusi. Mendoj se është interesante që të kapësh këtë moment lodhës përmes artit. Kur t’i shikoj përsëri në të ardhmen do të jenë reflektimi i vitit 2020.

Besoj se do të jetë interesante që të shohim llojet e ndryshme të maskave që janë duke mbajtur njerëzit dhe mënyrën si i mbajnë ato”.

Rodrigues është i lindur dhe i rritur në jug të Bronxit në New York. Artisti ka qëndruar në qytet gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai u familjarizua me tingujt e borive, mbajtjen e distancës dhe të maskave, dy gjëra që nuk janë të natyrshme për shumicën e njerëzve në New York. /Zëri