Shpallen zgjedhjet për anëtarë të ASHAK-ut

Shpallen zgjedhjet për anëtarë të ASHAK-ut

Kultura September 01, 2020 - 11:08

Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) ka shpallë zgjedhjet për anëtarë të rinj.

“Ju njoftojmë se Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 31 gusht 2020, vendosi të shpallë zgjedhjet për anëtarë të saj, më 1 shtator 2020 dhe miratoi Qarkoren për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë”, thuhet në njoftimin e akademisë.

ASHAK-ja ka thënë se qarkorja do t’u dërgohet të gjitha këshillave të fakulteteve të universiteteve publike dhe këshillave shkencorë të instituteve që financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës. /Zëri